Gjykata e Apelit refuzon ankesën për rastin “Tortura”

Tetova

Gjykata e Apelit refuzon ankesën për rastin “Tortura”

Më: 23 mars 2023 Në ora: 15:22

Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë si të pabazë ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup lidhur me rastin “Tortura” dhe vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Në njoftimin e Gjykata së Apelit Shkup thuhet se pas konsultimeve dhe votimit të mbajtur më 07.02.2023, ka marrë vendim me të cilën refuzohet ankesa e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe vërtetohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Siç informojnë nga Gjykata e Apelit, Këshilli ka konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë është i qartë, i kuptueshëm, i përshtatshëm për shqyrtim dhe nuk përmban shkelje të theksuara të dispozitave të Ligjit për procedurë penale.

Rasti i referohej mënyrës së arrestimit të liderit të partisë të “Bashkuar për Maqedoninë”, Ljube Boshkoski, më 6 qershor 2011, një ditë pas zgjedhjeve të atëhershme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat