Tetovë dhe rrethinë, mungesë e psikologëve nëpër shkolla

Tetova

Tetovë dhe rrethinë, mungesë e psikologëve nëpër shkolla

Më: 16 prill 2023 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Ata ndër vite kërkojnë punësimin e këtij kuadri mjaft të rëndësishëm për procesin edukativo-arsimorë por nuk ia arrijnë qëllimit.

“Shkolla e meseme 8 Shtatori është hapur në vitin 1996 këtu në Tetovë, tani e 27 vite po pret për një punësim të psikologut edhe përkundër kërkesave të shumta,drejtuar institucioneve përkatëse edhe pse një gjë të till i detyron ligji”.

“Jo nuk ka pasur shkolla që nga viti 1996 e këndej, psikologë. Unë jamë nga viti 2019 drejtor dhe cdo vitë kemi kërkuar financime të reja edhe psikolog. Nuk është që kemi marrë përgjigje nga institucionet”, u shpreh drejtoresha e SH.M. “8 Shtatori”, Mirijeta Iljazi.

“Të njëjtin fat e ka edhe shkolla fillore Rexhep Voka, në Shipkovic dhe ajo periferike në Brodec, e cila që nga themelimi nuk ka të punësuar psikolog”.

“Çdo vitë kemi bërë kërkesë,për financin të rijë që të na mundësojm të kemi një psikolog por edhe sot e kësaj dite pëlqim nga ministria nuk kemi.Për fat të keq deri me sot përgjigje më shkrim nga ana e ministrisë për rastin konkret psikolog shkolle nuk kemi por edhe për punsime të reja që ka nevojë shkolla nuk kemi”, theksoi drejtori i shkollës fillore “Rexhep Voka” Sabit Uzairi.

Psikologja Qendresa Gashi, thotë se mungesa e psikologve nëpër shkolla sjell problem, pasi identifikimi i hershëm i rasteve do të kishte trajtim më të lehet.

“Çdo shkollë cdo institucion edukativo arsimor duhet të kete psikolog, përshkak se kemi raste mjaft të ndjeshme,kemi raste ku ka probleme familjare, kanë probleme me të nxënë, probleme emocionale dhe këtu,është vetem psikologu që mund të luajë një rolë kyc për zgjedhjen e këtyre”, u shpreh psikologja Dendresa Gashi.

Reklama

Komuna ka vullnet porn jë gjë të tillë e kufizon ligji thotë kreu i komunës Billa Kasami.

“Kemi vullnet që ne si komunë të sigurojm, financim dhe punësim që nxënësit tonë të kenë petagog, psikolog,deftolog por ajo na pamundësohet me ligj.Edhe këtu do kërkojm intervenim në ligje qe tju mundësohet komunave pasi komunat janë themelues të shkollave fillore dhe të mesme”, theksoi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Nga Ministria e Arsimit nuk e mohojn se skan pasur kërkesë për punsime, por thonë se në bazë të analizave kërkesën e kanë dërguar në ministrin e financave dhe kjo e fundit vendos për punsimet e reja nëpër institucionet publike.

Përveç psikologve nëpër shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë ka mungesë edhe pedagogëve,rehabilitatorë, sociologëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat