I vazhdohet për 30 ditë paraburgimi anesteziologut që xhiroi pacientet në Gjinekologjinë e Tetovës

Tetova

I vazhdohet për 30 ditë paraburgimi anesteziologut që xhiroi pacientet në Gjinekologjinë e Tetovës

Më: 24 prill 2023 Në ora: 14:48
Gjykata Penale në Tetovë

Gjykata Penale në Tetovë ka vazhduar për 30 ditë masën e paraburgimit ndaj mjekut anesteziolog 43 vjeç nga Tetova, me iniciale V.D.

I njëjti gjendet në paraburgim pasi transmetoi “live” në “TikTok” pamje nga reparti i Gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës. Mjeku në fjalë u arrestua në fshatin Odër.

Ndaj të njëjtit fillimisht ishin shqiptuar 8 ditë paraburgim, ndërsa tashmë personi në fjalë është përjashtuar nga puna në këtë spital, kurse Oda e Mjekëve pritet t’i merr licencën për 7 vjet.

Prokuroria Themelore ka ngritur dy aktakuza, e para për “punë të pandërgjegjshme” dhe e dyta për “incizim të pa autorizuar”. Sipas Kodit Penal personi zyrtar për punë të pandërgjegjshme rrezikon burg nga 3 muaj deri në 5 vjet, ndërsa për veprën incizim i pa autorizuar nga personi zyrtar parashihen të paktën 3 vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat