Në Tetovë nisën aktivitetet për ndërtimin e Korridorit 8

Tetova

Në Tetovë nisën aktivitetet për ndërtimin e Korridorit 8

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 17:09
Ejup Rustemi, Drejtor i N.P. Rrugët Shtetërore

Kanë nisur punimet për ndërtimin e Korridorit 8. Nga sot nis procesi i analizimit të tokës dhe shpronësimit. Sipas drejtorit të Rrugëve të Maqedonisë do të duhen katër vite e shtatë muaj për përfundimin e këtij projekti, ndërsa në të do të përfshihen të gjitha firmat e vendit.

“Jemi këtu për të filluar punimet Korridorin tetë pikërisht në Tetovë. Për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, ne fillojmë me konceptin e ri të autostradave në RMV. Më autostradat nuk do të ndërtohen nga dhjetë vite, por këto 110 km autostradë do t’i ndërtojmë për katër vite e shtat muaj. Sot fillojnë katër aktivitete shumë të rëndësishme për ndërtimin e korridorit të tetë. Fillohet me hulumtimet e përbërjes së tokës, eksproprijimin projektimin dhe mobilizimin e gjitha kompanive për ndërtim të autostradës”, tha Ejup Rustemi, Drejtor i N.P. Rrugët Shtetërore.

Në opinion pati kritika të shumta për kompanitë mbikëqyrëse dhe mospublikimin e marrëveshjes me konsorciumin “Bechtel&Enka”. I pyetur se përse këmbëngulet që mos të publikohet kjo marrëveshje, zëvendëskryeministri Grubi tha se bëhet fjalë për dokument të klasifikuar.

“Në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar ka klauzolë për besueshmërinë dhe për tu dorëzuar në institucionet e duhura duhet të ketë pajtim mes dy palëve edhe nga Qeveria edhe nga konzorciumi Bektel dhe Enka. Ata na dorëzuan versionin e redaktuar dhe është dorëzuar tek Antikorrupsioni. Ajo që është redaktuar është e fshehta e kompanisë dhe që e ka çdo kopani. Prokuroria publike e ka versionin e plotë”, tha Artan Grubi, zv/ kryeministër.

Faza e parë e punimeve ka të bëjë kryesisht me matjet e qëndrueshmërisë dhe përbërjes së dheut, dhe paralel me këtë, do të realizohet dhe faza e dytë ajo e eksproprijimit të tokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat