Mungesa e librave, sot protestuan disa nxënës në Tetovë

Tetova

Mungesa e librave, sot protestuan disa nxënës në Tetovë

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Një pjesë e nxënësve të gjimnazit të Tetovës bojkotuan mësimin shkaku i mungesës së librave. Nxënësit e vitit të dytë thonë se nuk do të kthehen në mësim nëse atyre nuk u sigurohen libra.

“Sot kemi dalë shkaku librave, sepse ka shumë mungesë të librave në shkollë”, tha një nxënës.

“Po e kemi leshu shkaku i librave. Profesorët kërkojnë libra ne s’kemi, sot nuk kthehemi se s’kemi libra, nuk mund të mbajmë orë mësimi”, tha një nxënës tjetër.

“Mua personalisht më mungojnë të gjithë librat, bashke më klasën time asnjë nuk kemi”, tha një nxënës.

Drejtoresha e gjimnazit të Tetovës thotë se është një numër i vogël i librave që mungojnë, ndërsa shton se dikush po i nxitë nxënësit që të protestojnë.

“Ne kemi një numër të vogël të librave që mungojnë por, nuk është gjendja aq alarmante sa që të bojkotojnë mësimin. Unë në këtë situatë shoh një instrumentalizim të nxënësve nga instanca të caktuara që duan të bëjnë tollovi. Por besoj se bashkërisht me profesorët që e duam mësimin edhe prindërit që vërtet i kanë sjell nxënësit që të mësojnë do ta amortizojmë këtë rast”, pohoi Teuta Llalla, drejtoreshë e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.

Nga gjimnazi i Tetovës thonë se mungojnë rreth 20% e librave. Në përgjithësi në Tetovë në shkollat e mesme dhe fillore mungojnë rreth 23 mijë libra që akoma nuk kanë ardhur nga Ministria Arsimit edhe Shkencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat