MPB: 59 vjeçari nga Tetova për një borxh prej 25 mijë euro ka kthyer mbi 150 mijë euro për kamatë

Tetova

MPB: 59 vjeçari nga Tetova për një borxh prej 25 mijë euro ka kthyer mbi 150 mijë euro për kamatë

Më: 17 maj 2025 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Më 16 maj 2025, në ora 19:00, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë është paraqitur një 59-vjeçar nga Tetova.

Ai ka raportuar se në vitin 2014 ka marrë borxh me kamatë një shumë parash prej 25.000 eurosh nga V.K. (46), ndërsa theksoi se i pranishëm ka qenë edhe S.S. (47), të dy nga Tetova.

Sipas kallëzimit, gjatë viteve në vazhdim deri në momentin e paraqitjes së rastit, ai ka paguar mbi 150.000 euro për kamatat dhe borxhin.

“Respektivisht, pa pëlqimin e tij, i janë shitur dy banesa, një në Tetovë dhe një në Ohër, të cilat i kishte vënë si garanci për borxhin me akt noterial”, thuhet në njoftimin e MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat