Ndalohet një person në Tetovë, kërcënoi me armë zyrtarët policorë

Tetova

Ndalohet një person në Tetovë, kërcënoi me armë zyrtarët policorë

Më: 6 tetor 2025 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se dje është arrestuar një person, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë.

"Më 05.10.2025 në orën 14:30, në rrugën "Fushanska" në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.B.(27) nga Tetova, për shkak se i kishte kërcënuar me pistoletë dhe thikë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare".

"Atij i janë sekuestruar një pistoletë "Walther" me një karikator dhe 6 plumba, si dhe një thikë.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të bëhet parashtresë përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat