Humb jetën një person gjatë qëndrimit në një restorant në Tetovë

Tetova

Humb jetën një person gjatë qëndrimit në një restorant në Tetovë

Më: 30 tetor 2025 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se dje është denoncuar se një person ka ndërruar jetë gjatë qëndrimit në një restorant.

"Më datë 29.10.2025 në SPB Tetovë nga Spitali Klinik Tetovë është denoncuar se një ekip i Ndihmës së Shpejtë ka marrë një denoncim nga një objekt hotelierik në Tetovë se njërit nga mysafirët që po qëndronte ulur në njërën nga tavolinat ishte ndjerë keq, ndërsa kur kanë arritur në objekt, mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e personit.

Është konstatuar se bëhet fjalë për personin Q.M. (61) nga fshati Sllatinë.

Një ekip i SPB Tetovë dhe prokurori publik kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi", njoftojnë nga SPB Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat