Kërcënoi se do të vendosë bombë dhe kryejë vrasje në një shkollë në Tetovë, policia e ndalon 18-vjeçarin

Tetova

Kërcënoi se do të vendosë bombë dhe kryejë vrasje në një shkollë në Tetovë, policia e ndalon 18-vjeçarin

Më: 13 mars 2026 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Arrestohet 18-vjeçari nga rajoni i Tetovës i cili dërgoi kërcënime për vendosje bombash dhe vrasje në shkollën e mesme të Tetovës/

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se mbrëmë (12/13 mars 2026) në Departamentin e Policisë së Tetovës, disa profesorë nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë "Nikolla Shtejn" në Tetovë raportuan se kishin marrë informacione nga prindërit e nxënësve, se M.R. u kishte dërguar mesazhe nxënësve, përkatësisht duke u kërcënuar se do të vendoste bomba dhe do të kryente vrasje në shkollë.

"Menjëherë nga oficerët e policisë së Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë u ndërmorën masa dhe aktivitete përkatëse dhe pas marrjes së urdhrit gjyqësor, u krye kontroll në fshatin Pallaticë, rajoni i Tetovës, në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të R.R. (49)".

"Gjatë kontrollit, u gjetën disa sende që i përkisnin djalit të tij M.R. (18), të cilat dyshohet se burojnë nga një vepër penale. M.R. është i privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen akuza përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat