SPB Tetovë: Ndalohen dy persona, kapen me lëndë narkotike

Tetova

SPB Tetovë: Ndalohen dy persona, kapen me lëndë narkotike

Më: 1 prill 2026 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se në dy raste të ndara ka ndaluar dy persona tek të cilët janë gjetur lëndë narkotike.

"Më 31.03.2026, në orën 22:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.K. (27) nga Tetova, pasi që tek ai është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhur i bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse".

"Më 01.04.2026, në orën 00:20 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin G.O. (44) nga Tetova, pasi që tek ai është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhur i bardhë.

Pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet parashtresa përkatëse", thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat