Policia raporton për arrestimin e tre organizatorëve të protestes në Tiranë

Tirana

Policia raporton për arrestimin e tre organizatorëve të protestes në Tiranë

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Policia e Tiranës njoftoi se tre persona u arrestuan të mërkurën pas protestës e cila eskaloi.

Protesta ishte thirrur për shkak të vrasjes së Klodian Rasha, pasi nuk përfilli orën policore dhe nuk pranoi t’i respektonte urdhrat e ndalimit të Policisë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë lënduar 16 persona.

“Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë. Si dhe kanë thyer me gurë disa automjete të policisë”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat