“Beteja për Tiranën”, Kepi: Lista e PS me emra të përfshirë në skandale

Tirana

“Beteja për Tiranën”, Kepi: Lista e PS me emra të përfshirë në skandale

Më: 16 mars 2021 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Në një lidhje Skype për emisionin “Tempora” në RTV Ora, ku po diskutohet mbi listat e Tiranës nga tre forcat kryesore politike në vend, gazetarja Alba

Gazetarja e Ora News u ndal te kryebashkiaku iTiranës Erion Veliaj dhe dy skandalet që lidhen me të: ai i ish kryebashkiakut të Veronas (EcoTirana) dhe dosja “Ndranghetta”.

“Janë dy standarte që duhej të merrnin një peshë të rëndësishme, jo vetëm në reagimin qytetar, politik por edhe në këtë fushatë elektorale. Janë dy skandale që po të ndodhnin në një vend tjetër pa dyshim do të kërkonin dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të bashkisë, i përfshirë në këtë skandal. Por mbi të gjitha do të kërkonte një lëvizje qytetare për atë çfarë ndodh me qytetin.

Për tu ndalur te listat, një nga armët që po përdor gjatë ditëve të fundit kryebashkiaku Erion Veliaj është fakti se përballë listës së tij për Tiranën, ku ka emra të rinj, është lista e vjetëruar e koalicionit opozitar. Mendoj se nuk është kështu pasi në listat e Tiranës (PS) janë emrat e atyre që janë përfshirë drejtëpërdrejt me shumë skandale të qeverisë së këtyre 8 viteve.  Janë emra që kanë qenë pjesë e qeverisë dhe nuk janë aspak emra të rinj“, tha ndër të tjera Kepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat