Tirana në zi për Bashkim Finon, flamujt ulen në gjysmështizë

Tirana

Tirana në zi për Bashkim Finon, flamujt ulen në gjysmështizë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 19:35
Tirana në zi për Bashkim Finon, flamujt ulen në gjysmështizë

Ndarja e papritur nga jeta e ish kryeministrit, ministrit dhe deputetit Bashkim Fino bëri që qeveria dhe kryeministri Edi Rama të vendosnin shpalljen e datës 29 mars si ditë zie kombëtare.

Për këtë arsye, në të gjitha institucionet shtetërore por edhe në selitë e partive politike flamuri kombëtar të ulet në gjysmështizë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në sheshin Skënderbej në Tiranë, ku pavarësisht se aktivitetet e qytetarëve vijojnë normalisht, flamuri kuqezi është ulur në gjysmështizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat