Tragjike/ Nëna hedh fishek në koshin e mbeturinave, plagoset 7 vjeçarja

Tirana

Tragjike/ Nëna hedh fishek në koshin e mbeturinave, plagoset 7 vjeçarja

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 14:46
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Tiranë, ku një grua ka hedhur një bidon me fishekë brenda.

Nga temperaturat e lart bidoni ka plasur dhe si pasojë ka mbetur e plagosur vajza e saj 7 vjeçe. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe i ka referuar materialet në prokurori.

Njoftimi policisë:

Më datë 28.06.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. B., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, ka hedhur një bidon plastik me një sasi municioni (fishekë), në kazanët e mbetjeve të riciklueshme. Për shkak të temperaturës së lartë, kanë shpërthyer disa fishekë, duke dëmtuar lehtë M. B. dhe vajzën e saj të mitur 7 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat