Shkarkohen dy policët bashkiakë

Tirana

Shkarkohen dy policët bashkiakë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 16:11
Ilustrim

Dy punonjësit e Policisë Bashkiake që janë filmuar në një incident me një burrë të moshuar në Tiranë, janë shkarkuar nga detyra.

Mësohet se sapo ngjarja është bërë publike, ndaj dy policëve është masa e largimit nga detyra.

Video shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, madje dhe institucionale. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit dhe Presidenca kërkuan vetëpërmbajtje nga ana e punonjësve.

Madje, vetë kreu i shtetit Ilir Meta, dënoi me forcë veprimet e policëve.

“Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale, të dhunshme dhe të dënueshme ligjërisht të disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë ndaj të moshuarve, shitës ambulantë”, shkruante Meta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat