Veliaj paralajmëron: Nëse doni që Tirana të hapet 100%, vaksinohuni

Tirana

Veliaj paralajmëron: Nëse doni që Tirana të hapet 100%, vaksinohuni

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 14:29
Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje sot qytetarëve që të vaksinohen, nëse duan të marrin pjesë në koncerte apo aktivitet masive publike në Tiranë.

I pranishëm në Ndoq, ku vizitoi një familje, banesa e të cilëve u rindërtua pas tërmetit, Veliaj u shpreh se në mënyrë që Tirana të hapet 100%, duhet të që qytetarët të vaksinohen.

 “Nëse doni që Tirana të hapet 100%, pra që të lejohet publiku në ndeshjet e futbollit ose në koncerte, duhet të jesh i vaksinuar. Nëse doni të shkoni në aktivitete te Amfiteatri i Liqenit, në sheshin Skënderbej, apo të ndiqni koncertet e Dua Lipës, Rita Orës, s’ka rëndësi kush vjen, duhet të jeni të vaksinuar. Nëse nuk vaksinohesh, nuk ke pse e mban peng qytetin që të kthehet në jetën e tij normale. Sepse i bie që 1% e shoqërisë dikton 99% të të tjerëve. Nëse s’do të vaksinohesh, rri ti në shtëpi dhe beso idiotësitë e portaleve”, tha Veliaj.

Janë një sërë shtetesh në Europë që kanë bërë të detyrushëm vaksinimin për të marrë pjesë në aktivitete publike, për të hyrë në kinema, apo edhe për të darkuar në restorante. Ky vendim është marrë tashmë nga Danimarka Belgjika, Franca e Italia, ndërsa po diskutohet edhe në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat