Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Zbulohet e shkuara e një prej të arrestuarve, si qëlloi me armë policin në 2017-n

Tirana

Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Zbulohet e shkuara e një prej të arrestuarve, si qëlloi me armë policin në 2017-n

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Gazetarja Doriana Bezat ka treguar detaje lidhur me plagosjen e dyfishtë që ndodhi një ditë më parë në ish-parkun e Autobusëve në Tiranë.

Të plagosur kanë mbetur Aleksandër Nikolla dhe Xhulio Vela, ndërsa të arrestuarit janë Farjon Palushi dhe Daniel Manushi, si dhe është shpallur në kërkim Islam Xhetani, të tre këta emra me precedent të mëparshëm penal.

Gazetarja bëri të ditur më tej, se Aleksandër Nikolla, pra një prej të plagosurve, është arrestuar pasi akuzohet se nuk ka treguar identitetin e personave që i kanë qëlluar. Raportohet se gjendja shëndetësore e dy të plagosurve është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, vlen të përmendet se Daniel Manushi nuk ishte një emër i panjohur për policinë.

Më 28 nëntor të vitit 2017 ai ka plagosur me armë zjarri punonjësin e policisë Ermal Bregu. Ky i fundit në kohën që ka ndodhur ngjarja ka qenë jashtë detyre. Policia ndërkaq ka gjetur dhe armën me të cilin ka ndodhur krimi.

Pas krehës së zonës, uniformat blu kanë gjetur një pistoletë të fshehur në një pemë dekorative, pikërisht, ajo dyshohet se është përdorur për plagosjen e Nikollit dhe Velës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat