Shpërthim i fuqishëm në Tiranë

Tirana

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisë në Tiranë në orët e mbrëmjes së të premtes.

Nga raportimet paraprake njoftohet se një makinë luksoze e llojit “Range Rover”, tip “Velar” me targa AA199YS është hedhur në erë si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi që i ishte vendosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe mësohet se makina ka qenë e parkuar në momentin e shpërthimit.

Për momentin nuk dihet nëse ka të plagosur, apo të lënduar nga ky akt dhe as pronari i automjetit.

Nga ana e Policisë së Tiranës nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat