Veliaj takon kongresmenët amerikanë

Tirana

Veliaj takon kongresmenët amerikanë

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 10:26
Foto nga takimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, zhvilloi një takim të veçantë me anëtarët e delegacionit të lartë të Kongresit amerikan.

Përmes një postimi në Twitter, Veliaj tha se është i lumtur që administrata e qytetit ishte në ndihmë të miqve afganë që në ditët e para të mbërritjes së tyre në Tiranë.

“Kënaqësi të takoja përfaqësuesit e delegacionit të Kongresit Amerikan, Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner, që vizituan dje Bashkinë e Tiranës. I lumtur që administrata e qytetit tonë u erdhi në ndihmë miqve tanë afganë, që në ditët e para të mbërritjes së tyre në Tiranë. Është më e pakta që mund bënim, dikur ne ishim si ata”, ka shkruar Veliaj.

Delegacioni i lartë shoqërohej në këtë takim nga zv. Ambasadori amerikan, Demian Smith.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat