E moshuara zhduket pa gjurmë

Tirana

E moshuara zhduket pa gjurmë

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 16:39
Ilustrim

Një qytetare e moshuar është zhdukur këtë të martë në kryeqytet, duke humbur papritur kontaktet me familjarët. Gruaja në fjalë quhet Drita Shehu dhe është 77 vjeçe.

Sipas informacioneve në dispozicion, e moshuara kishte veshur pantallona ngjyrë kafe, shapka të zeza dhe triko ngjyrë gri para se të humbte kontaktet.

Mësohet se qytetarja ka dalë nga shtëpia mëngjesin e sotëm dhe nuk është kthyer. Ajo jeton në zonën e “Qytetit Studenti”.

Behet thirrje që kushdo ta kete parë të moshuarën ose ka ndonjë informacion për të, të lajmërojë në numrin 0684431052.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat