Hidhet nga kati i 6 i pallatit ku jetonte, ndërron jetë 62-vjeçarja

Tirana

Hidhet nga kati i 6 i pallatit ku jetonte, ndërron jetë 62-vjeçarja

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një 62-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku jetonte. 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:00, në rrugën “Sitki Çiço”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet V. B., 62 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat