Arrestohen 28 persona në Tiranë

Tirana

Arrestohen 28 persona në Tiranë

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 10:49
Ilustrim

Mbrëmjen e djeshme, policia ka arrestuar 28 persona të një “Call Canter”.

Mësohet se kompania në fjalë ishte e regjistruar me emër të një shtetasi izraelit.

Operacioni ka nisur qe prej dites se djeshme. Pak muaj me pare  BE dha alarmin se call center-at në Shqipëri po zhvatin qytetarët e tyre..

Prokuroria dhe policia shqiptare janë vënë në lëvizje nga letrërporositë e autoriteteve italiane, gjermane dhe disa vendeve nordike se call center-at në vendin tonë po zhvatin qytetarët e tyre me anë të mashtrimit për të investuar në bursë nëpërmjet sistemit Forex.

Skema e mashtrimit

Me anë të mashtrimit punonjësit e trajnuar u kërkojnë qytetarëve të shumtë të vendeve të huaja të investojnë me para,por jo vetëm, në tregjet ndërkombëtare për t’i shumfishuar më pas investimet e tyre. Gjë që në realitet nuk ndodh.

Qytetareve fillimisht u kërkohet të depozitojnë shuma të vogla duke filluar nga 250 euro. Për t’i futur me kapitale më të mëdha në lojë , fillimisht pas investimit të parë ua kthejnë paret të shumfishura. Në mënyrë që ata më pas të shpenzojnë shuma të mëdha të cilat zhduken. Moskthimin e investimit të klientit call center-at ia faturojnë lëvizjeve në bursë që siç vetë e quajnë ” është njësoj si të luash bixhoz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat