Autobusi përplas këmbësoren në Tiranë, arrestohet shoferi

Tirana

Autobusi përplas këmbësoren në Tiranë, arrestohet shoferi

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Shoferi i një autobusi në Tiranë është arrestuar nga policia pasi gjatë qarkullimit në rrugë ka përplasur një këmbësore.

Sipas policisë kjo e fundit ndodhet në spital.

 E lënduara aktualisht është nën kujdesin e mjekëve ndërsa nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

“G. I., 62 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin autobus, ka aksidentuar shtetasen L. A., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat