Goditet rrjeti i shfrytëzimit të prostitucionit në Tiranë, 3 te arrestuar

Tirana

Goditet rrjeti i shfrytëzimit të prostitucionit në Tiranë, 3 te arrestuar

Më: 26 mars 2022 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Është goditur një tjetër rast i shfrytëzimit të prostitucionit në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se tre persona janë vënë në pranga, pas finalizimit të operacionit i koduar “Compensation”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Compensation”.

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një rast i shfrytëzimit për prostitucion.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Compensation”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. Z., 24 vjeç, banues në Vishnje, Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

– E. H., 33 vjeçe, banuese në Kombinat, për veprën penale “Prostitucioni”;

– Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja E. H., ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa shtetasi A. Z., bënte ndërmjetësimin me klientët.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat