Tiranë, merr flakë në ecje e sipër makina

Tirana

Tiranë, merr flakë në ecje e sipër makina

Më: 6 prill 2022 Në ora: 18:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Një makinë ka shpërthyer në flakë në ecje e sipër ditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të TEG-ut dhe mjeti është djegur pjesërisht, por fatmirësisht nuk është lënduar drejtuesi.

“Me datë 06.04.2022, në afërsi të TEG-ut, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin V. K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat