Policia jep detajet: Pranga 11 personave në kryeqytet!

Tirana

Policia jep detajet: Pranga 11 personave në kryeqytet!

Më: 9 prill 2022 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Policia në Tiranë ka vënë në pranga 11 persona për vepra të ndryshme penale. Njoftohet se në flagrancë është arrestuar A. S., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar vunë në pranga K. M., 67 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Kurse, në flagrancë është arrestuar edhe  E. T., 32 vjeç për vjedhje pasi  ka vjedhur disa materiale, në firmën ku punonte, A. K., 48 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me profesion drejtues teknik, pasi në firmën ku ky shtetas punon, është dëmtuar punëtori, shtetasi P. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga specialistët në DVP Tiranë u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ndaj shtetases E. K., 50 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan F. M., 33 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të:

– V. L., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat