Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, policia jep detajet

Tirana

Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, policia jep detajet

Më: 24 prill 2022 Në ora: 10:34
Gjesendet e gjetura

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gaminator”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Bëhet me dije se operacioni, u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Ndërkohë në pranga ka rënë 31-vjeçari, Marjan Ndoci i cili mësohet kishte përshtatur një ambient të fshehtë në lokalin në administrim prej tij për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Nga operacioni janë sekuestruar dy makineta që shërbejnë për lojëra fati dhe një valixhe me çipsa për poker.

Informacion- Shërbimet e Komisariarit të Policisë Nr. 4 në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gaminator”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Ky shtetas, në lokalin në administrim prej tij, në rrugën “Siri Kodra”, kishte përshtatur një ambient të fshehtë, për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit, dhe një valixhe me çipsa për poker.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat