​Protestë në Tiranë kundër rritjes së çmimeve

Tirana

​Protestë në Tiranë kundër rritjes së çmimeve

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sot në një protestë të thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve në Tiranë.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas para Kryeministrisë.

Me pankartat “S’mban më ujë pilafi”, ata kërkuan ndërhyrjen e qeverisë për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe karburantit.

Kriza e energjisë elektrike e pasuar nga invazioni rus në Ukrainë, ka bërë që çmimet e karburantit dhe produkteve ushqimore të rriten ndjeshëm që prej fillimit të këtij viti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat