Në luftë me flakët, forcat e zjarrfikësve në Tiranë po punojnë me përforëcime

Tirana

Në luftë me flakët, forcat e zjarrfikësve në Tiranë po punojnë me përforëcime

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Në këtë sezon vere që karakterizohet nga temperatura të larta, forcat zjarrëfikëse të Tiranës po punojnë me përforcime.

Në disa pika që janë konstatuar me risk për zjarre, janë vendosur grupe të gatshme.

“Problematika këtë verë është githmonë zjarri në pyje. Sepse terrenet janë gjithmonë të vështira. Këtu në bashkinëe Tiranës në planin e masave që zhvillojme për korrik gusht dhe shtator, piku i temperaturave, kemi marrë masa që 1/3 e efektivit ta kemi të gatshëm, pra kemi regjim të përforcuar. Në disa pika që mendojmë se ka risk të zjarrit kemi nxjerrë grupe të gatshme me automjete, te Fresku, në pjesën e Pezës dhe një tjetër të Liqeni i Thate. Në të treja këto ka pasur ditë të fundit zjarre”.

Vatrat më të shumta të zjarreve në bashkinë e Tiranës janë në periferi, ku problematikë është dhe terreni i vështirë. Në të shumtën e rasteve vatrat janë ndezur nga pakujdesia po zjarrvënia e qëllimshme.

“Vetëm dtën e djeshme kemi pasur 4 vatra zjarri, një në prush, një në Mëzes dhe një këtej nga pjesa e Farkës. Duke përfshirë dhe qendrat e banuara ne mund të themi që cdo ditë ne kemi 3-4 vatra. Ne kemi 7-8 stacione në perfierinë e Tiranës që të jemi sa më afër objekteve që mund të ketë zjarre. Kjo vjen dhe nga pakujdesia, prandaj bëjmë thirrje nëse shikojnë edhe një tym të lajmerojne menjeherë te 128″.

Luani, që prej 10 vitesh është pjesë e forcave zjarrëfikëse, tregon se këtë vit, situata më e vështirë ka qenë ajo e një zjarri para pak ditësh në Pezë.

“Situata më e veshtire e zjarreve ka qenë ajo e ditës së diel, në një fshat në Pezë të Madhe, një zjarr që ishte në terren me pyll halor me pisha por kishte dhe qendra të banuara. Për mua një zjarr qoftë dhe i qëllimshëm, se e paparishikueshme që në 6 pozicione me largesi rreth 100 metra të kishte 6 vatra zjarri te lindura menjëherë. Situata në një terren të pakalueshme nga mjetet tona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat