Arrestimi kthehet në tragjedi/ Vodhi kasafortat e kunatës, e fejuara e tij vret veten

Tirana

Arrestimi kthehet në tragjedi/ Vodhi kasafortat e kunatës, e fejuara e tij vret veten

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 06:23
Samanta Prelë Vitaj 17 vjeç i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.

Gjykata në Tiranë ka lënë në burg 27-vjeçarin Kristian Fusha.

Ky i fundit akuzohet se ka vjedhur dy kasaforta në shtëpinë e kunatës, motrës së të fejuarës.

Pas vendimit të gjykatës, bëhet e ditur se e fejuara e të arrestuarit Fusha, shtetasja Samanta Prelë Vitaj 17 vjeç i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.

Fusha dhe shoku i tij grabitën dy kasaforta në një shtëpi te Ali Demi, që është pronë e motrës të së fejuarës së 27-vjeçarit nga Malësia e Madhe shtetases Eva Vitaj.

Brenda kasafortave kishte 2 milionë lekë të vjetra dhe dokumente të ndryshme.

Fusha u shpreh se i vodhi paratë pasi do të bëhej operacion, ndërsa dokumentet që kishte gjetur brenda kasafortave i kishte hedhur në Shkodër.

Image
Samanta Prelë Vitaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat