Kërcet arma në Tiranë, një i plagosur

Tirana

Kërcet arma në Tiranë, një i plagosur

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Një 55-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, e për pasojë po transportohet në spital.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kllojkë, Tiranë.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 27.08.2022, në fshatin Kllojkë, shtetasi H. Ll. (Xh)., 55 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, dhe po transportohet në spital. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit kallashnikov, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat