E rëndë/ Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, vdes qytetarja

Tirana

E rëndë/ Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, vdes qytetarja

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku është përfshirë nga flakët një banesë, duke humbur jetën edhe një e moshuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.09.2022, në rrugën “Celo Sinani”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M. L.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë shtetasja V. M., 80 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat