Ushtronin prostitucion në Tiranë, lirohen eksortat ruse e latine: Erdhëm me dëshirë

Tirana

Ushtronin prostitucion në Tiranë, lirohen eksortat ruse e latine: Erdhëm me dëshirë

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Gjykata e Tiranës ka lënë të lira shtatë vajzat e huaja që u arrestuan dy ditë më parë si pjesë e një rrjeti prostitucioni në kryeqytet.

Lismar Maryelis John Perez, Leidi Yaritza Anillo Bolano, Yuri Lorena Vargas Sanchez, Beisi Yusmar Rojas Ruiz, Daniela Carolina Mendoza Barboza, Margarita Grushevskaia dhe Laura Vanesa Mercado Baselga janë lënë në “detyrim paraqitje”.

Gjithashtu, po hetohen 4 shtetas që iu kishin dhënë me qira banesat e tyre shtetaseve të huaja.

Të rejat nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia, sipas policisë kishin ardhur në Shqipëri për të ushtruar prostitucion. 

Gjatë seancës gjyqësore kanë deklaruar se në Shqipëri kanë ardhur me dëshirë për të punuar si eskorta, ndërsa klientët i pronotonin përmes internetit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat