Shpërthim me tritol, çfarë ndodhi gjatë natës në kryeqytet

Tirana

Shpërthim me tritol, çfarë ndodhi gjatë natës në kryeqytet

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Policia e Tiranës njofton se një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë orëve të mbrëmjes në rrugën “Sami Frashëri” në dyqanin kozmetik të shtetases E. P..

Mësohet se si pasojë e shpërthimit të fuqishëm ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Nuk jepen detaje tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat