Veliaj i bashkohet aksionit për mbjelljen e 510 pemëve në liqenin e Farkës

Tirana

Veliaj i bashkohet aksionit për mbjelljen e 510 pemëve në liqenin e Farkës

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 16:38
Erion Veliaj

Pedonalja dhe shëtitorja  më e madhe në Tiranë do të jetë në liqenin e Farkës.

Këtë e bëri të ditur kryetari i bashkisë Erion Veliaj.  Kryebashkiaku iu bashkua aksionit për mbjelljen 510 pemëve të reja në këtë zonë.

 

“Duke mbaruar në afat të gjithë zonën pedonale, shëtitoren, korsinë e biçikletave, korsinë e vrapit, ky kontur na jep edhe mundësinë të bëjmë miniparqe të vogla, siç është parku Helen, duke shtuar bimësinë. Jam i lumtur sepse po i afrohemi shumë objektivit tonë për mbjelljen e 1 milion pemëve në Tiranë. E di që, sa herë mbjellim pemë, zgjohet kërshëria politike për një debat pa kuptim, por mbjellja e pemëve është e vetmja gjë që nuk meriton asnjë debat. Duhet të mbjellim pemë sa të mundemi. I kemi qëndruar besnik këtij objektivi. Fakti se gjysmën e këtij objektivi e realizojmë brenda këtij viti, që pastaj të kemi kohë deri në 2030 për 1 milionshin e radhës, për Pyllin Orbital të Tiranës, mendoj se kemi bërë gjënë e duhur”

Kryetari i Bashkisë  ftoi qytetarët përfshirë dhe ata kritikë ti bashkohen mbjelljeve.

“Vërejtja ngjit më shumë nëse e mbjell vetë një pemë, vërejtja ngjit më shumë nëse shërben edhe vetë një pjatë supë, vërejtja vlen më shumë nëse ndihmon vetë një njeri në nevojë. Të komentosh të tjerët do pak aftësi, të shash është gjëja më e thjeshtë në botë, ndërkohë të marrësh lopatën dhe të jesh i angazhuar, vërtetë na jep një kontribut.”

Prej shtatë vitesh, Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion për mbjelljen e 2 milion pemëve deri në 2030, si pjesë e projektit të Pyllit Orbital, që do të rrethojë me gjelbërim kryeqytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat