Aksidentohet urbani në Tiranë, përplaset me disa makina të tjera! Tre të plagosur

Tirana

Aksidentohet urbani në Tiranë, përplaset me disa makina të tjera! Tre të plagosur

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 12:14
Tiranë

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur këtë mesditë pranë Urës së Tajvanit në Tiranë.

Një autobus urban është përplasur me disa makina, duke krijuar një aksident zinxhir në aks. Mjetet kanë pësuar dëme të mëdha, ndërkohë që deri më tani raportohet për tre të plagosur. Disa të tjerë janë lënduar lehtë dhe janë larguar nga vendngjarja.

Për pasojë, është bllokuar lëvizja e mjeteve në një nga akset me qarkullimin të lartë në Tiranë.

"Rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat