Pallatet e reja te “5 Maji”, Bashkia e Tiranës hedh shortin e dytë për 125 familjet e pastreha

Tirana

Pallatet e reja te “5 Maji”, Bashkia e Tiranës hedh shortin e dytë për 125 familjet e pastreha

Më: 6 mars 2023 Në ora: 17:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Bashkia e Tiranës ka hedhur shortin e dytë për apartamentet  e reja të ndërtuara në lagjen e re, “5 Maji”.

Në to sistemohen 125 familje të mbetura pa strehë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Shorti u hodh nga Komisioni i Posaçëm i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas verifikimit të dokumentacionit të përgatitur prej dy njësive, nr 8 dhe nr. 4 ku kanë aplikuar familjet që do të strehohen në lagjen e re.

Sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021 banorët që preken nga ky projekt përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që janë ndërtuar, ose po përfundojnë ndërtimin, në lagjen e re “5 Maji”.

Përfituese janë edhe ato familje që i kanë pasur banesat në proces legalizimi. Ata marrin  të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, por në godinat e reja dhe me dokumente  të rregullta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat