Spahiu zbulon 4 kandidatët që pritet të garojnë për bashkinë e Tiranës

Tirana

Spahiu zbulon 4 kandidatët që pritet të garojnë për bashkinë e Tiranës

Më: 17 mars 2023 Në ora: 19:01
Kreshnik Spahiu

Analisti Kreshnik Spahiu parashikon një betejë të ashpër për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një intervistë televizive, Spahiu tregoi 4 kandidatët që sipas tij, do të garojnë për këtë bashki.

“Supozojmë që të dy grupimet do të lejohen të hyjnë në zgjdhje. Nëse do të ndodhë kjo, unë parashikoj një betejë të ashpër për Tiranën. Në dijeninë time, do ketë 4 kandidatë të fortë. Do kemi Erion Veliajn, kryetarin aktual. Do kemi Dashamir Shehun, i cili do t’i bashkohet logos zyrtare të PD, së bashku me Bindjen Demokratike dhe Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar. Do kemi një koalicion të ri. E kam si informacion.

Belind Këlliçi i cili do të mbështetet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Do të kemi Lajla Përnaskën nga partia çame, Drejtësi dhe Unitet. Do kemi 4 kandidatura shumë rivalizuese. Mendoj se do të jetë surprizë Dashamir Shehu”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat