Detaje/ Vrau kunatën dhe veten, identifikohen viktimat

Tirana

Detaje/ Vrau kunatën dhe veten, identifikohen viktimat

Më: 8 prill 2023 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është tronditur mëngjesin e së shtunës pasi një 43-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarrin kunatën (bashkëshorten e vëllait) dhe më pas dyshohet të ketë vrarë edhe veten. 

Abc News ka mësuar detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Shkozë. Raportohet se Roland Sinani ka vrarë kunatën Migena Sinani 37 vjeçe dhe më pas veten. Burimet thonë për ABC News se në momentin e ngjarjes i vëllai nuk ka qenë në banesën ku ka ndodhur krimi, pasi punonte si taksist.

Ai ishte i pa martuar dhe merrte mjekim pasi kishte probleme të shëndetit mendor.

Në banesë është sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë. Ata jetonin në një shtëpi, por burri i Migenës punon taksi dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë. Në banesë po ashtu kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake të tyre dhe nuk kanë parë gjë se si ka ndodhur ngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat