Vazhdon “mallkimi”, përplaset një tjetër urban në Tiranë

Tirana

Vazhdon “mallkimi”, përplaset një tjetër urban në Tiranë

Më: 13 prill 2023 Në ora: 19:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tjetër urban që lëviz në Tiranë është përplasur ditën e sotme, sipas një videoje të publikuar nga JOQ në Instagram.

Bëhet fjalë për një urban “Green” i cili është përplasur me një mjet tjetër në zonën e rrugës “Siri Kodra” në kryeqytet.

Një tjetër urban i Kamzën u përplaset ditën e djeshme duke hipur mbi bordurat ndarëse të rrugës, ndërsa atij të linjës së 'Institutit' i plasi goma, duke lënë njerëzit në tokë. Kohët e fundit urbanët e Tiranës janë përfshirë në aksidente të shumta.

Ai më i rëndi ishte pranë Parkut Rinia ku autobusi mori 9 makina para dhe plagosi 10 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat