Tirana bëri bashkë liderët evropianë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Tirana

Tirana bëri bashkë liderët evropianë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Më: 16 maj 2025 Në ora: 08:17 Përditësuar në ora: 13:56 më 16.05.2025
Foto nga vendi i ngjarjes REL

“Maqedonia është shteti i vetëm që është viktimë e çështjeve dypalëshe”, kryeministri maqedonas pas takimit me Presidentin e KE, Antonio Costa

“Pritjet janë që Europa të respektojë parimet e saja, që janë vlerat europiane. Çështjet bilaterale të jenë jashtë procesit të anëtarësimit”.

“Të gjykohet sipas arritjeve, reformave dhe kritereve të Kopenhagës. Për fat të keq, Maqedonia është shteti i vetëm që është viktimë e çështjeve dypalëshe, si asnjë shtet tjetër që është anëtarësuar, anëtarësohet ose do të anëtarësohet.”

Deklarata e ryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski vjen një ditë pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili në Shkup rikujtoi se marrëveshjet e dakorduara me BE-në në vitin 2022 mbeten baza e vetme për përparimin e procesit të anëtarësimit.

Ndërsa Mickoski kërkon që çështjet bilaterale të mos jenë pengesë për integrimin, vlen të theksohet se marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkë me sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, janë pjesë përbërëse e kritereve politike të Kopenhagës — standarde bazë që çdo vend kandidat duhet të plotësojë.

Në fakt, zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe ka qenë gjithmonë një element kyç në procesin e zgjerimit të BE-së, si garanci për stabilitetin rajonal dhe respektimin e vlerave europiane po ashtu dhe të drejtat e minoriteteve të dyja këto pjesë e zgjidhjes ofruar nga Plani Francez.

“Duhet të jemi të bashkuar”, thirrja e Presidentit të këshillit Evropian nga Tirana: Të realizojmë paqen, të investojmë në mbrojtje

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pjesë e Samitit të Komunitetit Politik u bëri thirrje liderëve të kontinentit që të jenë të bashkuar.

Ai theksoi nga Tirana se duhet të investohet në mbrojtje për të realizuar paqen.

Sipas Costës, pa mbrojtje, paqja është një iluzion.

Costa: Faleminderit edhe për motin edhe pse me shi është kohë e ngrohtë, për këtë mikpritje kaq kreative. Titulli i takimit të sotëm është me vend, një Evropë e re në një botë të re, kjo është çështja kryesore, çfarë është Evropa cili është roli i saj, pas fundit të Luftës së dytë Botërore krijuam një rend të ri botëror, agresioni rus solli  luftën e madhe në kontinentin evropian sërish. Situata në Gaza është një tragjedi humanitare, e drejta kombëtare po dhunohet, njerëzit po sulmohen me forcë.

Bashkëpunimi ka bërë që të lidhen me njëri tjetrin, kjo ndërvarësi është shndërruar në instrument presioni dhe pushteti. Evropa ka detyrë të punojë për këtë çështje duhet të jemi të bashkuar, Evropa duhet t’ia dalë mbanë që të realizojë një paqe. Siguria juaj është edhe siguria jonë, Evropa duhet të investojë më shumë, se paqja pa mbrojtje është iluzion, Evropa duhet t’ja dalë mbanë për të pasur zgjidhjen e duhur për paqe në Lindjen e Mesme, do të minohet jo vetëm siguria e Evropës por edhe autoriteti i saj.

Macron mbështet idenë e Ramës: Të ngrihet Sekretariati për Komunitetin Politik Europian

Presidenti francez Emannuel Macron bëri thirrje nga Tirana që Europa të jetë e bashkuar në fushëne e sigurisë, ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare.

Në fjalën e tij në samitin e Komunitetit Politik Europian, Macron tha se në Ukrainë duhet të ketë një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Europa është në mbështetje të Ukrains, theksoi Macron.

“I dashur Edi, urime për rezultatin e zgjedhjeve, vërtetë dhe për këtë rrugëtim europian që shpreh te Europa.

Kam kënaqësi që ju shoh të gjithëve këtu. Faleminderit që na kujton se pas ëndrrës europiane e asaj që na bashkon është edhe mitologjia, historia dhe rrugëtimin që kemi bërë. Ju referove Rilindjes, Iluminizmit, e megjithatë jemi këtu sot në kohëra kur situata e kontinentit i sjell paksa seriozitet këtij takimi duke patur parasysh sa e lartë është steka. Në raport me këtë më lë mbresë diçka që në fakt ka një sfidë dhe të mbledhurit përtej BE dhe mbledhja me të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive që përfaqësohen na jep shansin e një kontinenti më të gjerë, që të përballemi me sfida e ta bëjmë këtë së bashku në unitet.

Përparësia politike është gjeostrategjike. Ka rrezik të ndasive e luftës në Europë.

Pikë së pari është agresioni rus në Ukrainë. Është e rëndësishme që të mbështetet Ukraina dhe armëpushimi, orët e fundit Rusia nuk e do këtë armëpushim por trysnia e europianëve dhe amerikanëve, Rusia duhet ti kthehet diskutimeve që u mbajtën në 2022. Duhet të këmbëngulim që të sigurojmë paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Unë shpresoj që do ketë traktat paqeje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ne e mbështesim këtë gjë. Duhet mbështetur Moldavia ndaj agresionit të përditshëm nga Rusia gjithashtu. E gjitha ka të bëjë me koordinimin mes nesh.

Të gjithë i kanë sytë nga ne. Le të shpjegojmë se çfarë po bëjmë me Ukrainën. Kush thotë që kur vjen fjala për sovranitet territorial ju bërtisni që është kërcënim për jetën e jeni të heshtur kur bëhet fjalë për tragjedi humanitare. Na duhet paqe, diplomaci, unitet. Është e vështirë. Për të qenë të besueshëm duhet të kemi reagim të përbashkët. Na duhet një shtyllë e fortë europiane në NATO dhe duhet të veprojmë së bashku.

Europa ka shumë më rëndësi sot sa i takon trajtimit të sigurisë sot. Komuniteti Politik Europian mundëson që t’u sjellim sigurinë njerëzve tanë kur vjen fjala për trafikim e drogës etj”.

Presidenti francez vuri theksin për të bërë më shumë edhe sa i takon luftës kibernetike.

“Pika e tretë, kemi të bëjmë me sigurinë tonë demokratike. Rumania sot ka kërcënime që minojnë demokracitë tona, këto krijojnë manipulime gjatë zgjedhjeve, ka ndërhyrje të huaja konstante. Duhet të bëmë më shumë për të mbrojtur infrastrukturën nga sulmet kibernetike, të gjurmojmë edhe flukset financiare që ushqejnë këto sulme hibride”.

Ekonomia mes gjithë Europës ishte pika tjetër e rëndësishme, sipas Macron. Ai kërkoi, njësoj si Edi Rama, të ngrihet një Sekretariat për të koordinuar punën e Komunitetit Politik Europian.

“Pika e fundit, siguria ekonomike. Deri më tani nuk kemi kuptuar mjaftueshëm që përfaqësojmë mbi 700 milionë banorë, shumë më i madh se ai amerikan. Është edhe më me ndikim se tregu kinez. Duhet të heqim barrierat tregtare, duhet të bashkohemi që kjo Europë të jetë më e bashkuar ekonomikisht dhe nga pikëpamja tregtare. Duhet bërë diçka më shumë edhe për integrimin rajonal. Ne do bashkërendohemi për të luftuar kërcënimet nga jashtë. Do jemi më të fortë po të rrimë së bashku, për të mbrojtur tregjet tona. Të bashkërendojmë punën tonë edhe për çështje të unitetit ekonomik.

Rreziku për Europën, rreziqet janë të pranishëm dhe Komuniteti Politik Europian na ndihmon të shtrihemi nga pikëpamja ushtarake dhe të bashkërendojmë disa nisma konkrete.

Është koha të ngrihet, siç e tha dhe Edi, një Sekretariat që mund të bashkërendojë këto aktivitete dhe të kemi këtu edhe praninë e KiE dhe do ishte e dobishme”.

Costa: Europa duhet të investojë te mbrojtja, pa këtë paqja është iluzion

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka mbajtur fjalën e tij në samitin e Komunitetit Politik Europian.

Costa deklaroi se Europa duhet të investojë më shumë në mbrojtjen e saj, në të kundërt paqja mbetet iluzion.

Nga lufta në Ukainë deri në Lindjen e Mesme, Presidenti i KE bëri thirrje për bashkim për të sjellë paqe të drejtë dhe për një kohë të gjatë.

“Titulli i takimit të sotëm është me të vërtetë me vend, “Një Europë e re në një botë re”. Dhe unë besoj që kjo është çështja kryesore e këtij samiti. Pra, çfarë është Europa? Cili është roli i saj në këtë botë të re?  

Pas luftës së Dytë Botërore ndërtuam një rend të ri botërorë, bazuar te karta e OKB, te e drejta ndërkombëtare, si edhe bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ai tregtar.

Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe në kontinentin europian sërish. Kjo luftë është një sulm ndaj komunitetit ndërkombëtar, ndaj të gjithave parimeve që ne i kemi fort për zemër.

Kemi promovuar të drejtat e njeriut, çështje që mund të avancohen vetëm nëse bashkëpunojmë në mënyrë kolektive. Rendi shumëpalësh vazhdon të sulmohet dhe në mënyrë të vazhdueshme. Duhet të jemi të bashkuar dhe Evropa duhet t’ja dalë mbanë për të sjellë paqe të drejtë dhe kohëgjatë për Ukrainën. E dimë i dashur Volodymyr që siguria juaj është edhe e jona. Evropa duhet të investojë më shumë te mbrojtja e saj sepse kemi mësuar se paqja pa mbrojtje është iluzion, Evropa duhet të krijojë kushtet e duhura për paqe në Lindjen e Mesme, se në rast se nuk e bëjmë këtë, do të minohet siguria e Evropës dhe vendeve fqinje, por edhe autoriteti i saj. Evropa duhet t’ja dalë mbanë të zgjerojë rrjetet e tregtisë botërore. Ne nuk duhet t’i jepemi tundimit të proteksionizmit por duhet të kemi partneritete dhe të shmangim mentalitetin me shumatoren zero. BE e re do të jetë partner i besueshëm për integrimin evropian por edhe bashkëpunimin për energjisë, sigurinë dhe mbrojtjen”, tha Costa.

Liderët brenda “Shtëpisë së Europës”, Rama: Rrugëtimi ynë gëlon nga ëndrra për të ardhmen

Për Samitin Politik Evropian, liderët ndërkombëtarë janë “strehuar” tek “Shtëpia e Europës”, e ndërtuar posaçërisht për eventin e sotëm tek sheshi Skënderbej.

Në fjalën e tij hapëse, Kryeministri Edi Rama, u shpreh se duhet krijuar një Europë e cila funksionon jo vetëm për mbrojtjen e saj me armë, por që arrin të plotësojë ëndrrat e çdo të riu. Rama foli me fjalë shumë të përzgjedhura, që dukej se kishin të bënin me atë se çfarë ai projekton për Shqipërinë në unionin europian.

“Një politikë që sheh Europë jo si një fortëse mbrojtëse, apo një muze për t’u ruajtur, por si një shpirt i përbashkët që duhet mbrojtur, një fat i të gjithëve për t’u jetuar, e një e ardhme e përbashkët për t’u ndërtuar. Për ta bërë këtë nuk duhet investuar vetëm tek qëndresa e mbrojtja, por tek zemra e mendja që do të mbartin shpirtin e Evropës.

Më lini tju pyes, shumë të dashur miq, pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit, shkencës, inteligjencës artificiale, një aleancë ndërkombëtare përtej armatimit? Një terren burimesh dijeje, kërkimi shkencor dhe informacioni, ku territoret që janë anëtare të BE, apo që ende nuk janë anëtare të BE-së, mund të bëhen kufinj të rinj investimi. Pa burokraci. Pa barra fiskale.

Le tu japim të rinjve të Evropës biznesveve të reja, një arsye më të mirë për të qendruar se sa të flasin vetëm për armë, e t’u japim motiv të fortë për të ndërtuar e ëndërruar në tokën europiane, në vend që të hedhin sytë lart për të ndjekur ëndrrën e tyre. Beteja jonë duhet të jetë diçka që mund bëjmë ne për veten tonë, femijët tonë, e Europën tonë. Ka të bëjë me kurajon për të ndërtuar, për të forcuar besimin në kapacitetet tona njerëzora të arsyetimit”, tha Rama.Duke u ndalur kalimthi tek procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Rama tha se duhet siguruar që nuk është një rrugë thjeshtë kalimtare, por një “rikthim në shtëpi” siç e quan ai. Edhe përgjatë fushatës elektorale, Rama ka thënë shpesh herë se ne jemi në shtëpinë e Europës.

“Europa edhe një herë ka një mundësi nga Zoti për të rishpikur veten, të sigurojmë se rrugëtimi ynë nuk është rrugëtim rrëmbimi, por një udhëtim kthimi në rilindje, kthim në shtëpi. Një kthim në shtëpi që gëlon nga ëndrra për të ardhmen, e çliruar nga mitet e së shkuarës, e padyshim e mbrojtur mirë. Një shtëpi që nuk ngjan me formën e armëve, por me imagjinatën e fëmijëve tanë”, tha ai.

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona, BE na mësoi që edhe armiqtë mund të bëhen bashkë

“Ëndrra e paqes së përhershëm është zëvendësuar nga makthi i luftës. Përballemi me forca që kërcënojnë themelet e Europës. Besoj se nuk ka moment më të mirë sesa për të na kujtuar, ndërkohë që kemi menduar për europën e qëndresës, nuk duhet të harrojmë Europën tjetër për një paqe jo vetëm mes vetes, por edhe me armiqtë tanë.

Kjo Evropë i dha jetë projektit më të pangjashëm në historinë njerëzore, BE na mësoi që edhe ish armiqtë mund të bëheshin bakë. Lumenjtë e gjakut u kthyen në rrugë paqeje.

Ishte Europa që na mësoi që në mes të konflikteve më të tmerrshme duhet të kemi besim te humanizmi. Këtu në Ballkan i kemi mbijetuar luftës, shkatërrimit e rrënimit, ka ndodhur gjatë jetës sonë, e kemi mësuar se paqja nuk ka konkurrentë.

I kemi mbijetuar kolapsit ekonomik dhe kemi mësuar se bashkëpunimi nuk ka humbës”-u shpreh Rama.

Armenia dhe Azerbajxhani paqe në Tiranë

Gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian që mbahet në Tiranë duket se jemi në prag të një paqeje mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Dy vende të cilat janë në konflikt prej vitesh.

Lajmin e njoftoi nga Tirana, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila uroi liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit për finalizimin e traktatit të paqes.

Presidentja e Komisionit Evropian tha se BE mezi pret nënshkrimin e shpejtë të marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. 

“Presidenti i Këshillit Evropian [Antonio Costa] dhe unë i përgëzuam udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit për finalizimin e traktatit të paqes”, tha Ursula von der Leyen në emisionin X pasi u takua me kryeministrin Pashinyan dhe udhëheqësin azer Ilham Aliyev, së bashku me Costan, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri.

“Është një hap i madh përpara. Dhe ne mezi presim nënshkrimin e tij të shpejtë. BE-ja është e gatshme të investojë në lidhshmërinë rajonale – dhe ta sjellë të gjithë rajonin më afër dhe më afër Bashkimit tonë”, shtoi ajo.

Dy shtetet, Azerbajxhani dhe Armenia janë në konflikt territorial dhe etnik. Bëhet fjalë për rajonin Nagorno-Karabakut dhe shtatë rretheve përreth, të cilat kontrollohen de fakto nga Republika e vetë-deklaruar e Arcah, por janë njohur ndërkombëtarisht si pjesë de jure të Azerbajxhanit.

Konflikti mes tyre është përshkallëzuar edhe me sulme të ndërsjellta, që kanë regjistuar viktima dhe të plagosur.

Liderët europianë shijojnë performancë artistike në Tiranë

Liderët e mbledhur në samitin e Komunitetit Politik Europian aktualisht po shijon performanca artistike të përgatitura për këtë ngjarje.

Aty u shfaqën figurat më të shquara të kombit të punuar me AI, ndërsa një përformancë u realizua edhe me tingujt e këngës “Zjerm” të Shkodrës Elektronike.

​Osmani nga Tirana kërkon heqjen e masave: Ka një bllokadë totale për Kosovën nga ana e BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Osmani, nga Tirana ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, u shpreh ashpër ndaj Bashkimit Evropian, i cili sipas saj nuk po i vlerëson reformat dhe punën e Kosovës, ndërkaq, tha se i hap derën atyre që shkojnë në Moskë te Putini, duke aluduar në presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Osmani: Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së për Kosovën, nuk vlerësohen reformat dhe puna

“Përkundër faktit që jemi 100 për qind të linjëzuar me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së BE-së, fatkeqësisht ka një bllokadë totale nga ana e BE-së. Nuk vlerësohen reformat tona, nuk vlerësohet puna jonë dhe nuk vlerësohet fakti që jemi 100 për qind në përputhje me politikat e tyre. Po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë, pasi më shumë po hapet dera në raport me ata që po shkojnë në Moskë te Putini, sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër përveç BE-së,” tha ajo.

Duke folur për dialogun Kosovë–Serbi, Osmani theksoi se ka më shumë kërkesa ndaj Bashkimit Evropian për heqjen e masave, dhe se procesi i anëtarësimit në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci.

Ajo shtoi se procesi aktual i dialogut nuk është i barabartë, përderisa Kosova gjendet nën masa ndëshkuese e Serbia jo. Megjithatë, ajo shprehu shpresë se përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, dhe emisari për dialogun, Peter Sorensen, do të shtyjnë përpara heqjen e masave.

Osmani: Kosova nën masa, kjo e prish barazinë në tryezën e dialogut

“Kam më shumë pritshmëri sa i përket një lloj balance nga ana e BE-së, pasi siç e dini, Kosova është nën masa dhe Serbia nuk është. Kjo e prish barazinë në tryezën e dialogut. Kam më shumë shpresë se nga zonja Kallas dhe zoti Sorensen do të shtyhet përpara heqja e masave dhe trajtimi i barabartë i palëve. Ne do të jemi konstruktivë,” theksoi Osmani.

Megjithatë, Osmani tha se Kosova e ka kryenegociatorin, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili sipas saj ka fuqi të plotë dhe mund të zhvillojë takime në nivel kryenegociatorësh, nëse kërkohet nga Bashkimi Evropian.

Sa i përket krizës politike në Kosovë, Osmani tha se do të ketë ende përpjekje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

Osmani: Kosova ka kryenegociatorin për dialog, nëse kërkohet nga BE-ja mund të ketë takime

“Besoj se do të ketë përpjekje ende, dhe unë i inkurajoj liderët politikë që, për interes të qytetarëve dhe të Kosovës, të mos humbasim kohë dhe të kemi institucione sa më parë që të jetë e mundur. Kosova ka kryenegociatorin, që është me fuqi të plotë. Zëvendëskryeministri i parë, i cili nuk ka kandiduar apo zgjedhur si deputet, ka kompetenca që, nëse kërkohet nga BE-ja, të ketë një takim në nivel kryenegociatorësh,” deklaroi Osmani.

Ajo shtoi se në samitin e sotëm në Tiranë nuk ka takime dypalëshe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur për darkën joformale të djeshme mes liderëve të rajonit dhe të BE-së, ajo tha se nga disa pjesëmarrës pati qëndrime të ashpra për vizitën e presidentit Vuçiq në Moskë, ndërsa nga të tjerë u arsyetua një veprim i tillë.

Sipas saj, një gjë e tillë dërgon një mesazh të dëmshëm për rajonin dhe jo vetëm për Kosovën.

Osmani: Nga disa kishte qëndrime të ashpra për vizitën e Vuçiq në Moskë, e nga disa u arsyetua

“Nga disa kishte, nga disa nuk kishte. Nga disa kishte qëndrim të ashpër, kurse nga disa kishte qëndrim arsyetues. Kjo është jashtëzakonisht dëmtuese dhe dërgon një mesazh të dëmshëm për rajonin dhe jo vetëm për ne,” përfundoi Osmani deklarimin e saj para mediave, në nisje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë.

Osmani: Pres balancë nga BE, Kosova nën masa e Serbia jo

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se do të kërkojë balancë dhe barazi në trajtimin e BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka potencuar se më shumë po hapet dera e integrimit evropian ndaj Serbisë, që ka raporte të ngushta me Rusinë, sesa ndaj Kosovës që sheh BE-në si opsionin e vetëm.

“Kam më shumë pritshmëri  për sa i përket një lloj balanci nga ana e BE-së sepse siç e dini, Kosova është nën masa, Serbia nuk është. Kjo e prish balancin në tryezën e dialogut. Kam më shumë shpresë që edhe nga zonja Callas edhe nga përfaqësuesi i ri për dialogun, do të shtyhet më shumë përpara heqja e masave dhe trajtimi i barabartë i palëve”, ka thënë ajo para mediave në Tiranë.

Osmani ka përmendur pjesëmarrjen e Serbisë në paradën ushtarake të Moskës, duke thënë se ky shtet nuk ka marrë asnjë sanksion në këtë drejtim.

“Sa i përket Republikës së Kosovës, pavarësisht faktit që jemi 100% të linjëzuar me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së BE-së, fatkeqësisht ka një bllokadë totale. Nga ana e BE-së nuk vlerësohet reforma, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohet fakti që jemi 100% të linjëzuar me politikat e tyre. Sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe politikave të tjera, për fat të keq po i jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë sepse më shumë po hapet dera për ata që shkojnë në Moskë dhe te Putini, sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër përveç BE-së”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se pjesëmarrja e Vuçiqit në këtë paradë, nga disa shtete anëtare të BE-së është përcjellë "me reagime të ashpra, ndërkaq nga disa pati qëndrim arsyetues që është jashtëzakonisht dëmtuese për gjithë rajonin". Ka ripotencuar se Kosova meriton heqjen e masave sanksionuese nga BE.

“Të gjitha kërkesat që BE i ka bërë në raport me heqjen e masave ndaj Kosovës ne i kemi plotësuar. Në qershor bëhet një vit, që edhe vet përfaqësuesi i BE-së kërkojnë gjëra absurde. Kërkojmë de-eskalim, në fakt ne nuk jemi ata që kemi eskaluar situatën, por edhe pse nuk e kemi krijuar atë situatë në veri të Kosovës, Kosova ka ndërmarrë hapat që janë kërkuar nga Marrëveshja e Bratislavës. Edhe vet zotëri Borrell, ka propozuar të hiqen masat duke u bazuar në plotësimin e kritereve”,  ka thënë ajo.

Osmani është pyetur edhe për takimin e mundshëm me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq

“Me Vuçiqin nuk ka asnjëherë takime dy palëshe në këtë samit. Siç e dini ato zhvillohen në Bruksel. Ky është një forum multirateral, ku ne synojmë më shumë të takohemi me liderët e tjerë, sidomos ata që duhet t’i bindim t’i heqin masat e padrejta ndaj Kosovës”, ka thënë ajo.

Ajo ka uruar Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për nikoqirllëkun e ngjarjes, teksa ka thënë se është e rëndësishme të dilet nga ngjarja me një plan konkret për ecjen drejt Evropës.

 “Kërkesat tona do të jenë të zëshme, jo për shkak të ndonjë arrogance politike por sepse e meritojmë. Ne kërkojmë që ky proces të jetë i bazuar në merita. Ndërkaq sa i përket konkluzioneve, samiti është se nuk ka konkluzione të forta politike, megjithatë është e rëndësishme që kur jemi të barabartë të bëjmë kërkesa”, ka thënë presidentja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat