Tirana bëri bashkë liderët evropianë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Tirana

Tirana bëri bashkë liderët evropianë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Më: 16 maj 2025 Në ora: 08:17 Përditësuar në ora: 11:50 më 16.05.2025
Foto nga vendi i ngjarjes REL

Mbërrin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, shtrëngim duarsh me Ramën

Sapo ka mbërritur në tapetin e kuq presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Lideri turk pati një shtrëngim duarsh me kryeministrin Edi Rama, i cili e shoqëroi vetë deri në vendin ku qendronin mediat.

Erdogan zgjodhi të mos prononcohej shumë për mediat, ku dha vetëm një deklaratë të shkurtër për miqësinë mes popullit turk dhe Shqipërisë.

Meloni mbërrin në tapetin e kuq, Rama i ulet në gjunjë! Kryeministrja italiane: E bën që të jetë i gjatë sa unë

Georgia Meloni sapo ka mbërritur në tapetin e kuq ku kryeministri Edi Rama po pret lidët e BE në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Kreu i qeverisë ka bërë një gjest që ka tërhequr vëmendjen, duke hequr çadrën pavarësisht shiut që binte, dhe d uke u ulur në gjunjë përpara kryeministres italiane Meloni.

Meloni e ka komentuar me batutë gjestin e kreut të qeverisë shqiptare.

“E bën që të jetë i gjatë sa unë”, tha ajo me shaka.

Osmani nga Samiti i Tiranës, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ka kërkuar heqjen e masave të BE-së karshi Kosovës.

“Një samit jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë ne që aspirojmë të anëtarësohemi. Uroj Shqipërinë dhe kryeministrin është me rëndësi të dalim me një plan konkret si do të ecet përpara”, tha Osmani.

Ajo, tutje shpreh shpresën që BE të heqë masat ndaj Kosovës në mënyrë që në tryezën e bisedimeve të jenë të gjithë të barabartë.

“Ka një bllokadë totale, nga BE nuk vlerësohen reformat tona, fakti që jemi 100 % në politikat e BE po jepet një shembull I keq që po I jepet më shumë mundësi atyre që shkojnë në Moskë”.

“Mirëserdhët”, Osmani arrin në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian

Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në samitin e Komunitetit Politik Europian ku e përfaqëson Kosovën.

Ajo u prit nga nikoqiri i ngjarjes, kryeministri Edi Rama dhe më pas u deklarua para mediave.

Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

Nga ora 11:45 do të flasin disa nga liderët kyçë të samitit, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, që do të pasojë fjalën e Ramës.

Sesioni i parë i samitit, Rama e hap fjalën, pasohet nga Zelensky, Merz, Macron, Erdogan e të tjerë

Liderët europianë kanë filluar të mbërrijnë në Tiranë për samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Europian.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është nikoqiri i kësaj ngjarje dhe do të bëjë fjalimin hapës të samitit në sesionin e parë.

Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

Nga ora 11:45 do të flasin disa nga liderët kyçë të samitit, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, që do të pasojë fjalën e Ramës.

Po ashtu, fjalën do ta ketë edhe kancelari i ri i Gjermanisë,  Friedrich Merz.

Më poshtë renditja:

Fjala hapëse nga Edi RAMA, Kryeministër i Shqipërisë

Fjala nga Volodymyr ZELENSKYY, President i Ukrainës

Fjala nga António COSTA, President i Këshillit Evropian

Fjala nga Emmanuel MACRON, President i Republikës Franceze

Fjala nga Keir STARMER, Kryeministër Britanik

Fjala nga Recep Tayyip ERDOĞAN, President i Turqisë

Fjala nga Friedrich MERZ, Kancelari Federal i Gjermanisë

Fjala nga Ursula von der LEYEN, Presidente e Komisionit Europian

Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:

– Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës

– Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve

BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kallas në Tiranë: Presim normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, sapo ka arritur në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian.

Nga gazetarët ajo u pyet për pritshmëritë e saj për dialogun Kosovë-Serbi.

“Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri dhe presim normalizimin e marrëdhënieve sigurisht”, tha Kallas.

Ajo u përballë me pyetje të gazetarëve edhe për luftën në Ukrainë e për bisedimet në Turqi.

Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:

– Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës

– Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve

BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Shqipëria në BE në 2030?, Kallas: Po bën progres të shkëlqyer

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka mbërritur në sheshin “Skënderbej” në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian i cili zhvillohet në Tiranë.

E pyetur nëse mendon se Shqipëria mund të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030, Kallas tha se kjo është plotësisht e mundur.

“Po mendoj që Shqipëria po bën një progres të shkëlqyer kur vjen puna për reformat.

Për ne është…nga ana e Evropës duhen bërë hapat e duhur, ju duhet të bëni reformat, por ka një moment poolitik kur të gjithë duan që procesi i zvgjerimit të ndodhë”, tha ajo

Shefi i NATO-s sot në Tiranë, pritet në takim nga Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte i cili po qëndron në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Rama tha se kanë diskutuar edhe për sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin aktiv të Shqipërisë në NATO.

Kryeministri i Shqipërisë ndau në rrjetet sociale pamje nga pritja dhe takimi me shefin e NATO-s.

“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shkroi Rama.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian mbahet sot në Tiranë, për herë të parë në Ballkanin Perëndimor.

Në Tiranë tashmë kanë mbërritur liderë botërorë nga 47 vende evropiane.

Kosova do të përfaqësohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Mbrëmë në Tiranë ka mbërritur edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Samiti në Tiranë, Rama me atletet me numrin 5 të fitores pret udhëheqësit e Europës

Tirana mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama është duke pritur liderët botërorë.

Ajo çka bie në sy është veshja e kryeministrit. Kreu i qeverisë ka veshur një palë atlete me numrin 5, që simbolizon fitoren e PS, numrin në renditje në fletët e votimit të zgjedhjeve të 11 majit, si dhe yllit me 5 cepa.

Rama ka pritur deri më tani në kryeministri dhe mbajti takim me kreun e NATO-s Mark Rutte, kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa do të presë gjithashtu edhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen; Princin Sovran të Monakos Albertin II; Kancelarin e Austrisë Christian Stocker; Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan; Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni; Presidentin e Qipros Nikos Christodoulides; Kryeministrin e Hollandës Dick Schoof; Kryeministrin e Belgjikës Bart de Wever, si dhe do të mirëpresë me takime duarsh të gjithë liderët e ftuar në Samit me të cilët do të ketë edhe një foto familjare.

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Liderët e kontinentit në Tiranë, priten nga kryeministri Rama

Tirana ka pritur liderët europianë për Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin ditën e sotme.

Samiti i  6-të që mbahet është nën logon “New Europe in a new world”.

Disa prej kryeministrave europianë mbërritën një ditë më parë, teksa të tjerët do t’i bashkohen kryeministrit Edi Rama këtë të premte në bisedime.

Mbërritja e pjesëmarrësve në samit do të jetë përpara Muzeut Kombëtar për t’iu drejtuar godinës së Operës nga ku do të mirëpritën prej kryeministrit Edi Rama.

Më pas të gjithë së bashku do t’i drejtohen ambienteve të ndërtuara enkas për këtë samit pas monumentit të Skënderbeut.

Pjesa ballore e këtij ambienti është veshur me vizatime të nxënësve shqiptarë se si ata e perceptojnë Europën.

Fillimisht, liderët do të mblidhen në një seancë plenare dedikuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

Më pas, do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë mbi temat: siguria e Evropës dhe qëndrueshmëria demokratike; konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike përfshi sfidat e lëvizshmërisë si dhe fuqizimi i të rinjve.

Programi i plotë:

Programi i samitit nis në orën 10:00 me mbërritjen e delegacioneve dhe deklaratat për media, pasuar nga ceremonia zyrtare e hapjes në orën 11:00 dhe fotografia familjare në orën 11:30.

Më pas, do të zhvillohen sesioni i parë plenar, një drekë zyrtare dhe tryeza tematike. Pasdite do të ketë takime dypalëshe mes krerëve të delegacioneve dhe një sesion përmbyllës plenar.

Ngjarja do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 18:30 nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryeministri i Danimarkës, vendi pritës i samitit të ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat