Tritol automjetit në Tiranë, detajet e para

Tirana

Tritol automjetit në Tiranë, detajet e para

Më: 19 dhjetor 2025 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në Tiranë në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Policia tha se ngjarja ndodhi në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat