​Protestuesit thyejnë dritaret e Bashkisë së Tiranës

Tirana

​Protestuesit thyejnë dritaret e Bashkisë së Tiranës

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 17:34
Pamje nga protesta

Protestuesit kanë hedhur sende në drejtim të autobotit të policisë dhe kanë thyer xhamat e ndërtesës së Bashkisë së Tiranës.

Gjatë protestës në kryeqytet e cila vijon mes tensioneve dhe incidenteve, protestuesit kanë brohoritur “Poshtë diktatura”, ndërsa situata në zonën pranë Bashkisë është tensionuar më tej.

Policia ka përdorur autobotin me ujë dhe gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe menaxhuar situatën.

Protesta është shoqëruar gjatë orëve të fundit edhe me hedhje molotovësh në drejtim të institucioneve, si dhe me raportime për protestues të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat