Kurtishaj: Detyrimi për teste të koronavirusit do të ishte fatal për turizmin - Bota Sot
Kurtishaj: Detyrimi për teste të koronavirusit do të ishte fatal për turizmin

Turizëm

Kurtishaj: Detyrimi për teste të koronavirusit do të ishte fatal për turizmin

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 19:10
Ruzhdi Kurtishaj.

Detyrimi për të paraqitur një test të koronavirusit në pikat e kalimit kufitar për qytetarët që udhëtojnë drejt Kosovës do të ishte fatal për turizmin në të dy vendet. Kështu u shpreh në një intervistë për media, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj.

“Do të ishte fatale dhe vdekje për turizmin në Kosovë dhe Shqipëri. Mora kontakte me ambasadorin Minxhozi, me zotin Klosi z. Vesel Krasniqi. Kjo do të ishte goditje në aspektin ekonomik”, tha Kurtishaj.

Kurtishaj tha më tej se situata e pandemisë ka ndikuar në të ardhurat nga emigracioni, por kjo do të reflektohet edhe te turizmi.

“Mërgata ka qenë promotor i zhvillimit të turizmit në Kosovë dhe Shqipëri. Situata ekonomike nuk është e kënaqshme. I bëj thirrje disaporës të vazhdojë planiifikimet dhe të ndihmojë sektorët privatë. Remitancat nuk janë të pranishme”, tha ai.

Lidhur me turizmin, Kurtishaj tha se ka një përgjysmim në krahasim me vitin e kaluar.

“Nuk ka ende një shifër të saktë, por në krahasim me vitin e kaluar ka mbi 50 % më pak të hyra. Për periudhën e njëjtë të viti të kaluar janë mbi 1 milion euro të hyra për kompani”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat