​Klosi flet për sezonin turistik në Shqipëri: Presim mbi 1 milion turistë në muajin gusht

Turizëm

​Klosi flet për sezonin turistik në Shqipëri: Presim mbi 1 milion turistë në muajin gusht

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 10:59
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi në një intervistë thotë se sezoni turistik i këtij viti është shumë më i mirë se i vitit të kaluar. Duke shpresuar që në muajin gusht të ketë mbi 1 milion turistë që e vizitojnë bregdetin shqiptar, Klosi thotë se Shqipëria është një vend i sigurt për të bërë pushimet verore. Derisa thekson se janë bërë gjitha përgatitjet që në ofertën turistike të ketë shërbime cilësore.

Megjithatë, Klosi thotë se duhet të ketë kujdes edhe me pandeminë COVID-19 sepse e njëjta ende nuk ka mbaruar.

Klosi: Është një sezon që padyshim është shumë i mirë sesa sezoni i vitit të kaluar

“Është një sezon që padyshim është shumë i mirë sesa sezoni i vitit të kaluar, por akoma nuk e ka gjetur atë entuziazmin e plotë, atë që ka që qenë në Shqipëri para viti 2019. Akoma pandemia nuk ka mbaruar dhe këto situata të pandemisë janë akoma në një moment që nuk ka shkuar drejtë fundit të plotë. Akoma ka dilema për pandeminë, a do të rikthehen numrat e infeksionit. Megjithatë Shqipëria është shumë mirë, kemi numra të ulur të infektuarave, kjo na bënë shumë optimist se sezoni do të jetë shumë i mirë dhe do të kemi prurje. Por, për sa kohë që kufijtë e BE-së janë disa të hapur, disa me probleme, prapë do të kemi vështirësi. Sidoqoftë ky vit do të jetë shumë i mirë, sa i përket turizmit të rajonit tonë të Shqipërisë me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut”, thotë ai.

Klosi shprehet optimist edhe për numrin e madh të turistëve që do ta vizitojnë Shqipërinë ditëve në vijim.

Klosi: Shpresoj shumë që kaloj milionin, e sidomos në muajin gusht kemi mbi 1 milionë turist

“Shpresoj shumë që kaloj milionin, e sidomos në muajin gusht kemi mbi 1 milionë turist të huaj që hynë në Shqipëri. Falë edhe vet shqiptarisë që bënë turizëm në Shqipëri. Për sektorin e plazhit për bregdetit do të jenë shifra të mira dhe konsiderueshëm”, deklaron Klosi.

Ai i bënë thirrje gjithë turistëve se Shqipëria është vend i sigurt për të bërë pushimet verore.

Klosi: Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend i sigurt

“Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend i sigurt. Forcat e rendit përpiqen shumë që të garantojnë situata të kontrolluar sa i përket ruajtjes së rendit. Na vjen keq për ndonjë ngjarje që ka ndodhur, por ajo që kërkojë është që të ketë një administrim të mirë të situatës sa i përket sezonit turistit”, thotë ai.

Ministri Klosi vlerësoi edhe hapjen e resorit “ARIA Karpen Resort & SPA” në Karpën të Kavajës.

Klosi: Është një investim interesant

“Është një investim interesant sepse bëhet në një zonë pak të njohur të bregdetit shqiptar, por me potencial të jashtëzakonshëm. E gjithë zona e Karpeve është më një det të mrekullueshëm dhe investimi i shërben shumë kësaj zone. Pa dyshim ka nevojë këtu të ketë një plan zhvillimi të mos kemi një dyndje të madhe, por të kemi biznes. Ky investim i konsiderueshëm shkon realisht në ngritjen e një destinacioni turistik në Adriatik”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat