Vizitorë të shumtë nga Kosova në bregdetin e Shëngjinit

Turizëm

Vizitorë të shumtë nga Kosova në bregdetin e Shëngjinit

Më: 2 maj 2026 Në ora: 20:15
Shëngjin

Ditët me diell, kombinimi i pushimit të 1 majit me fundjavën kanë tërhequr vizitorë të shumtë në bregdetin e Shëngjinit.

Qytetarë nga Kosova, por edhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, po shijojnë pushimet për shëtitje dhe relaks.

Strukturat akomoduese në zonë kanë qenë të përgatitura për këtë fluks, pasi rezervimet ishin kryer që më herët.

Ndërsa interesi për të kaluar pushimet në Shëngjin mbetet i lartë edhe për ditët në vijim.

Shëngjini po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një destinacion që frekuentohet jo vetëm gjatë sezonit veror, por sa herë kushtet atmosferike janë të favorshme, duke ofruar qetësi dhe një eksperiencë të këndshme për vizitorët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat