Revista britanike artikull kushtuar turizmit në Shqipëri, Rama: Destinacioni i preferuar i anglezëve

Turizëm

Revista britanike artikull kushtuar turizmit në Shqipëri, Rama: Destinacioni i preferuar i anglezëve

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 13:37
Revista britanike artikull kushtuar turizmit në Shqipëri, Rama: Destinacioni i preferuar i anglezëve

Mediat prestigjoze gjithmonë e më shpesh po heqin paralele mes Shqipërisë dhe destinacioneve më të famshme e të lakmuara të turizmit nëpër botë.

Revista prestigjioze angleze “The Face”, i ka kushtuar një artikull kushtuar turizmit në Shqipëri, duke e cilësuar si një vend shpëtimi për të rinjtë britanikë dhe duke e krahasuar me Maldivet.

Artikullin e ndau sot në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama.

“Alb-mania e turistëve britanikë ose si u bë Shqipëria destinacioni i preferuar për këtë verë duke ndryshuar dita-ditës katërcipërisht sterotipet e krijuara përmes promocionit që vetë vizitorët nga Mbretëria e Bashkuar i bëjnë bukurive të vendit me festivalet verore dhe plazhet fantastike, por edhe përmes yllit tonë Dua Lipa që i bën të zbulojnë “Maldivet brenda Europës” siç Theface.com shkruan në këtë artikull dedikuar turizmit në Shqipëri”, theksoi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat