Receta gatimi – Pene me domate

Ushqime

Receta gatimi – Pene me domate

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Ideja më e mirë për një darkë të shpejtë!

Përbërësit:

200 g pasta penne
1 spec djegës
1 hudhër
4 domate të thata
300 g tul domate
Borzilok
Sheqer
Galetë
Hudhër e thatë
Trumzë
Kripë
Piper
Vaj ulliri

Përgaditja:

Vendosim një tigan me pak vaj ulliri dhe kaurdisim hudhrën e shtypur dhe specin djegës, shtojmë domatet e grira të thatat dhe të freskëtat, shtojmë kripë, piper dhe pak sheqer.

Shtojmë pak ujë nga zierja e makaronave dhe më pas makaronat e ziera sipas udhëzimeve në paketim.

Shtojmë brozilok dhe ndërsa ato marrin shijen e domateve dhe borzilokun në tigan kaurdisim pak galetë me hudhër të thatë dhe trumzë, ia hedhim sipër makaronave kur t’i shërbejmë në pjatë me borzilok dhe vaj ulliri të freskët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat