Sallatë me rukola dhe fruta të thata

Ushqime

Sallatë me rukola dhe fruta të thata

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 19:55
Foto Ilustrim

E dimë që të gjithë i keni sytë tek gjeli i detit me përshesh, mishi i pjekur dhe bakllavaja, megjithatë s'mund t'i thoni kurrë jo një pjate sallate të shijshme dhe super të thjeshtë për t'u përgatitur.

PËRBËRËSIT:

200 g rukola
50 g fiq të tharë
50 g kumbulla të thara
50 g kajsi të thara
50 bajame
50 arra
1 portokall

PËRBËRËSIT PËR SALCËN:

50 ml vaj ulliri
lëngu dhe lëkura e 1 portokalli
kripë dhe piper
20 g djathë Parmigiano

PËRGATITJA:

 Në grirëse elektrike ose në blender hedhim vajin e ullirit, shtojmë lëngun e një portokalli dhe pak lëkurë, kripë, piper, djathin Parmigiano dhe i bluajmë derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Në një tas, vendosim rukolën, shtojmë frutat e thata dhe e shërbejmë me salcën e portokallit sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat